TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Dhjetor 2023, 14:16

“SKY ECC” në Gjykatën e Lartë, Pëllumb Gjoka dhe ish shefat e policisë të arrestuar kërkojnë të shpallen të pavlefshme

Shkruar nga Pamfleti

“SKY ECC” në Gjykatën e Lartë, Pëllumb Gjoka dhe

Të arrestuarit e dosjes “Metamorfoza” kërkojnë lirinë në Gjykatën e Lartë. Ata kanë dorëzuar një rekurs pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Posaçëm që i la në burg, me argumentin se komunikimet në aplikacionin SKY ECC nuk mund të quhen prova pasi nuk janë marrë në formën e kërkuar nga ligji.

Këtë qëndrim kanë mbajtur edhe avokatët e të arrestuarve në shkallën e parë dhe në apel por ndaj tyre u la në fuqi masa e sigurisë “arrest me burg”.

Rekurs kanë paraqitur biznesmeni Pëllumb Gjoka, prokurori Xhevahir Lita, ish-shefi i Operacionales, Oltion Bistri, ish-efektivi Ardrit Hasanbegaj dhe Edmond Preka, shofer i biznesmenit Gjoka.

Nga të shpallurit në kërkim për këtë dosje pak javë më parë u ekstradua nga Franca edhe Behar Bajri i cili gjithashtu u la në burg nga GJKKO. Nga komunikimet e zbërthyera në aplikacionin SKY ky grup akuzohet për vrasje, sigurim kushtesh për atentate, korrupsion, shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe organizim të paligjshëm të lojërave të fatit.

pergjime sky ecc

Lini një Përgjigje