TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Dhjetor 2024, 21:59

1 muaj nga vrasja e Martin Canit, Hajdarmataj: Minimumi duhej të dorëhiqej një drejtor shkolle!

Shkruar nga Pamfleti

1 muaj nga vrasja e Martin Canit, Hajdarmataj: Minimumi duhej të

Ish-drejtuesi i policisë Arben Hajdarmataj tha se prindërit e Martin Canit kërkojnë reagim moral nga institucionet.  Sipas tij, duhet të kishte një dorëheqje nga drejtuesit e institucioneve.

“Minimumi një drejtor shkolle duhej të dorëhiqej, ose të japë dorëheqjen. Dhe pjesa e dytë e familjes së 14-vjeçarit ka të bëjë me hetimin”, tha Hajdarmataj.

Sipas tij, ne sot nuk kemi fakte publike nëse djali i plagosur ka një, dy apo 3 plagë me thikë.

“Avokatët e familjeve, qoftë të viktimës ashtu edhe të të plagosurit, kanë thënë se nuk kanë akte ekspertize, nëse gënjejnë është çështjes e tyre”, tha Hajdarmataj për “News 24”.

Arben Hajdarmataj u shpreh gjithashtu se nëse familja ka të gjitha provat, atëherë përse duhet të dalë edhe të kërkojë një drejtësi në mënyrë publike.

Lini një Përgjigje