TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Janar 2024, 07:17

Tërmet në kufirin Shqipëri-Greqi, lëkundjet e fuqishme ndihen deri në Sarandë

Shkruar nga Pamfleti

Tërmet në kufirin Shqipëri-Greqi, lëkundjet e fuqishme

Një tërmet 4.3 ballë ka rënë mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:30 në zonën në kufirin Shqipëri-Greqi.

Epiqendra e tërmetit ishte 5 kilometra në veri të Leptokarias dhe thellësia fokale u vlerësua në 42 kilometra, sipas Institutit Gjeodinamik.

Tërmeti është ndjerë deri në qytetin e Sarandës, ndërsa lëkundjet në fshatrat e Konispolit ishin të fuqishme.

Nuk raportohet për dëme materiale.

Lini një Përgjigje