TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Korrik 2024, 07:13

Tërmet 4.6 ballë në detin Adriatik, lëkundjet e forta ndihen në Tiranë dhe Durrës

Shkruar nga Pamfleti
Tërmet 4.6 ballë në detin Adriatik, lëkundjet e forta ndihen
Tërmet 4.6 ballë në detin Adriatik

Një tërmet i fortë ka lëkundur vendin pak pas mesnate. Të dhënat e para tregojnë se tërmeti me epiqendër në detin Adriatik ishte me magnitudë 4.6.

Epiqendra e tërmetit ishte në detin Adriatik 48 km nga Tirana dhe 35 km nga Durrësi. Lëkundjet e tërmetit të orës 02:42 ishin të forta dhe u ndjenë përveçse në Durrës dhe në Tiranë, edhe në qytete të tjerë si Lezhë e Shkodër.

Qendra Europiane e Sizmologjisë raporton se tërmeti me magnitudë 4,6 rihter është regjistruar në orën 02:42 të së mërkurës me epiqendër në detin Adriatik, 37 km larg Durrësit. Sipas EMSC, thellësia e tërmetit ishte 12,2 km. 

Shumë banorë të këtyre zonave janë zgjuar të tmerruar dhe disa prej tyre kanë komentuar në faqen e uebit të Qendrës Europiane të Sizmologjisë. “E tundi mirë”; “I frikshëm”, shkruajnë dy banorë nga Durrësi.

“Në Lalz u ndje shumë”, shkruan një tjetër. “I frikshëm! Në katin e 10 në Shëngjin dhe ishte i tmerrshëm”, shkruan dikush tjetër.

Ndërkohë, tërmeti i parë i fortë është shoqëruar edhe nga dy pasgoditje njëra 2,6 dhe tjetra 2,2 të shkallës rihter.

Fatmirësisht, deri tani nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale në zonat ku tërmeti është ndjerë më shumë.

Tërmet 4.6 ballë në detin Adriatik, lëkundjet e forta ndihen

tërmet lëkundjet ndihen në tiranë dhe durrës

Lini një Përgjigje