TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Korrik 2024, 21:40

Misteri i dëshmisë së Ndrea Prendit në SPAK, në TIMS rezulton se ndodhet jashtë vendit prej 21 majit 2023

Shkruar nga Pamfleti

Misteri i dëshmisë së Ndrea Prendit në SPAK, në TIMS

Detaje të reja kanë dalë nga paraqitja e ish-komandantit të gardës, Ndrea Prendi në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), lidhur me çështjen e ’21 Janarit’.

Gazetari Ermal Vija ka thënë në “ABC News” se vetë prezenca në Shqipëri e Prendit është në rrethana të çuditshme. Sipas sistemit TIMS, ai ka dalë nga Shqipëria në datën 21 maj 2023.

Ndërkohë, burime policore për ABC News thonë se prania e tij në Shqipëri, ose ka ndodhur nga Kosova me rrugë tokësore, ose në rrethana të treta të pasqaruara mirë.

Theksojmë që thirrja e Prendit ka ardhur pasi SPAK regjistroi procedim penal për ’21 Janarin’ pas vendimit të Gjykatës së Lartë.

Është prokurori Alfred Shehu që po zhvillon dosjen e 21 Janarit, ndërsa, disa ditë më parë u thirrën për të dëshmuar bashkëshortja dhe xhaxhai i Aleks Nikës, një prej viktimave të ’21 Janarit’,  Bashkëshortja tha se ka dorëzuar prova e fakte të reja, ndërsa xhaxhai u shpreh se ky është krim shtetëror.

 

Lini një Përgjigje