TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Korrik 2024, 19:30

U rrëzua me motor, humb jetën 82-vjeçari në Lezhë

Shkruar nga Pamfleti

U rrëzua me motor, humb jetën 82-vjeçari në Lezhë

Një 82-vjeçar ka humbur jetën këtë të martë në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur segmentin rrugor Mamurras-Laç. Sipas informacioneve të ardhura nga policia, 82-vjeçari është rrëzuar sapo ka dalë nga dera e shtëpisë me motor. Ai është dërguar menjëherë në spital ku edhe ka humbur jetën.

“Në segmentin rrugor Mamurras-Laç, shtetasi H. C., 82 vjeç, sa ka dalë nga dera e oborrit të banesës me motomjet është rrëzuar dhe për pasojë ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës”, njofton policia.

Lini një Përgjigje