Juristi Kreshnik Spahiu ka folur për 'vilën perandorake' të Sali Berishës në Gjirin e Lalzit.
Ai është ndalur te lejet që Berisha ka dhënë për ‘Lura sh.p.k’ dhe thotë se shkatërrimi i bregdetit nisi në vitin 2006, kur fshatrat turistike u shitën si apartamente.
Ai shprehet se në zonën e Gjirit të Lalzit ku janë ndërtuar vilat luksoze, sepse zona nga fshatra turistikë u shëndërrua në zonë rezidenciale.
“Ai regjim politik shkatërroi turizmin në Shqipëri, nëse i referohemi atyre vendime të zhvilluara deri në 2013 kur Berisha u largua nga pushteti, tregojnë një fenomen të tmerrshëm, të gjithë këto fshatra turistikë, kur janë dhënë fillimisht, janë dhënë me objektin e zhvillimit të fshatrave turistikë ku do zhvillohej hoteli për truizëm si në Antalyia. Çfarë ndodhi këtu. Mblidhet qeveria herë pas here dhe këtyre klientëve që s’kishin kapacitet për të ndërtuar një kasolle iu dha mijëra tokë e hektarë në bregdet pronën e të tjerëve që s’ua kthente, ndryshoi destinacionet nga fshatra turistikë në zona rezidenciale.
Në fillim s’kishin të drejtë ti shisnin për apartamente, se ideja ishte për resorte. Duke qenë se gjeten ca çapaçulë që s’kishin kokërr leku, iu dha mundësi që ata të ndërtonin me lekët e popullit. Nuk ndërtonin sot hotele e resorte dhe ndërruan destiancionin nga fshatra turistik në rezidenca. S’u bënë turizëm elitar dhe perspektiv. Këta u futen vetë me qelizë breg nga cëri në jug, me fom merre tokën e tjetrit grabite.
Del Meta thotë aty ishte kënetë prandaj përdora helikopter. Këta e ngritën në sistem që piketojnë ku i duhet investime për qëllimet e veta, atje shkojnë rrugën urën, tunelin. Ndërton sis me legjislacion, vendime qeveria që ta kamuflosh nesër që veprimet e tua ti konsiderosh ligjore. Grabitjen e pronës dhe privatizimin këta e konsiderojnë ligjore, kanë vënë parlamentin në dobi të interesit personal”, tha Spahiu për “Report Tv”.
Lini një Përgjigje