TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Korrik 2024, 22:03

"Të fortët" e Vlorës përplasen sërish me policinë, forcat e rendit rrethojnë makinën që refuzoi kontrollin (Video)

Shkruar nga Pamfleti

"Të fortët" e Vlorës përplasen sërish me

Qytetarët e Vlorës përplasen sërish me policinë. Pas incidentit të pak ditëve më parë, ku pronarët e disa monoptinave me qera u përlasën fizikisht me forcat e rendit, një situatë e ngjashme ka ndodhur sërish.

Policia ka ndalur një automjet për kontroll, por 3 personat brenda tij nuk u janë bindur dhe ka pasur përplasje fizike mes tyre, duke detyruar forcat e rendit të ndërhyjnë me forcë.

Policia e Vlorës njofton se ka ndaluar një mjet në zonën pranë Ujit të Ftohtë për kontroll, ndërkohë që është kundërshtuar nga drejtuesi.

Në moment kanë zbritur nga makina dy persona të tjerë të afërm të drejtuesit dhe kanë shtyrë forcat e policisë.

Policia bën me dije se personat janë shoqëruar në komisarit, teksa portali “Zëri” ka publikuar dhe videon e incidentit.

Lini një Përgjigje