TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Korrik 2024, 21:45

Vila perandorake e Berishës, gazetari Doçi: Në politikë u fut me një apartament, sot familja më e pasur në Ballkan!

Shkruar nga Pamfleti

Vila perandorake e Berishës, gazetari Doçi: Në politikë u

Gazetari Adriatik Doçi ka komentuar një investigim, përmes së cilit për herë të parë u publikuan dokumente dhe procedura që implikojnë Sali Berishën, atëherë kryeministër të përkushtuar të firmosë leje ndërtimi në favor të firmës që ndërtoi fshatin turistik luksoz në Gjirin e Lalzit. Investigimi publikoi dhe faktet se si Argita, transformoi një shtëpi 50m2 në vilën perandorake ‘D5’.

I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga, Doçi shprehet se duket qartë që kemi të bëjmë me pastrim parash nga familja Berisha. Doçi shprehet se kemi të bëjmë me dy vepra penale, korrupsioni dhe pastrim parash.

Dyshime për dy vepra penale, korrupsioni dhe pastrim parash, të dhënat flasin për mashtrim me pasuritë. Kam patë një deklaratë të vite 2006 të Argita Berishës, ku deklaron se në vitin 2003 ka blerë një gjysmë vile me vlerë 56 mijë euro pastaj në 2013 del që blen një apartament, nuk kuptohet nëse është pjesë e kësaj vile apo strukture tjetër ndërtimore që e deklaron 22 mijë euro dhe një shtesë 40 e ca mijë euro. Brenda vitit 2013 bëhen veprimet me shpejtësi se Berisha po humbet pushtetin. Shpenzimet shkojnë te 130 mijë euro. Duket që është investime vlerë miliona euro. Pyetjes që unë do ngre, përgjigje i jep vetëm SPAK, nëse e ka përfituar këtë vilë duke përdorur pushtetin Berisha duke dhënë në këmbim leje për zhvillimin e zonës, ose janë investuar në këtë vilë para, duket qartë që janë pastruar para. Kemi të bëjmë me veprën penale të pastrimit të parave. Jo rastësisht SPAK e ka sekuestruar një pjesë të vilës. Vilat aty shkojnë mbi 1 mln euro, ajo duke qenë një vilë e veçantë besoj mund të ketë një vlerë 2-3 mln euro, kjo i mbetet ekspertëve të SPAK për ta vlerësuar”, tha ai.

Doçi thotë se Berisha ka hyrë në politikë me një apartament 69 metra katrorë dhe sot është familja më e pasur në Ballkan.

Ka hyrë në politikë me një apartament me një sipërfaqe 69 metra katrorë, në vitin 2003 kjo deklaratë. Disa kursime dhe 20 mijë euro i ka dhënë të bijës. Sot, familja Berisha është ndër familjet më të pasura në Ballkan me pasuri dhjetëra milionë euro. Kemi fabrika, pallate, vila, toka, pasuri marramendëse dhe baza e kësaj pasurie kush është, se nuk kanë punuar asnjeri. Përveç Berishës që kishte pagën si zyrtar i lartë, këta të tjerët, Liria, Jamarbër, Argita dhe Shkëlzeni, ca pune kanë bërë, sekserë të pushtetit”, tha Doçi.

Lini një Përgjigje