Ditën e sotme në shtëpinë e “BIG Brother VIP” u zbuluan sekretet e banorëve, si pasojë e lojës së realizuar nga produksioni. Sekreti që iu zbulua Jorit, modeles që prej vitesh jeton në Itali, kishte të bënte me faktin se ajo kishte qenë e fejuar me djalin e trajnerit të njohur, Xhankarlo Kamoleze, një emër i përfolur shumë herë nga Federata Shqiptare e Futbollit për të marrë drejtimin e kombëtares kuqezi.
Jori, e cila ka qenë edhe moderatore në "Sportitalia", shfaqjet në publik i ka pasur shumë të pakta me ish-partnerin e saj, zbuloi vetë gati dy vite më parë se romanca mes tyre kishte mbaruar. I fejuari i saj ishte Simone Kamoleze.
Në atë kohë modelja shkruante në Instagram-in e saj: "Meqë jeta ime sentimentale ju intereson, doja të bëja me dije se nuk jam më në një marrëdhënie prej dy muajsh (e ndarë në mars të vitit 2020). Për momentin nuk kam asnjë histori, as diçka të momentit, thjesht po ju them, po tregohem pak egoiste tani dhe do të qendroj me veten për ca kohë, pra Jori është single tani e në vazhdim".
Simone Kamoleze është ish-lojtari futbolli, teksa nuk ja ka dalë asnjëherë të luajë në kategoritë e më të mirëve, ndërsa vitet e fundit është i angazhuar në biznese të ndryshme.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje