TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle31 Mars 2023, 17:54

“Po viktimizohet”, Nita i kthehet Oltës pas komenteve për Luizin: Të mendosh vetëvrasjen është shumë e rëndë

Shkruar nga Pamfleti

“Po viktimizohet”, Nita i kthehet Oltës pas komenteve për

Ditën e sotme banorët e BBV-Albania, kanë zbuluar sekretet e tyre. Pas leximit të zarfit, banorët janë tronditur nga sekreti i Luizit, i cili tha se ka tentuar vetëvrasjen.

Pikërisht, sekreti i tij prodhoi debat mes banorëve, pasi Olta tha se e dyshon një gjë të tillë dhe sipas saj, ai e ka thënë për tu viktimizuar. Ajo shtoi se edhe nëse do e kishte vetë atë sekretin, nuk do e rrëfente sepse është i rëndë.

Nita u shpreh se reagimi i saj është shumë i shëmtuar dhe komenti i saj për viktimizimin është shumë i gabuar në këtë moment.

Kristi nga ana tjetër u shpreh se fjala “viktimizim” përdoret shpesh në këtë shtëpi.

Ndërsa Gerti tha se ajo është viktimizuar dhe jo Luizi. Ai mori rastin e Maestros, që sipas tij, kur Olta e përshëndet te kamera, e bën kot, sa për t’i treguar publikut që ajo e ka dashur Armaldon në shtëpi.

luizi olta bbv nita

Lini një Përgjigje