
Klubi i Vllaznisë ka zyrtarizuar sot emërimin e Vioresin Sinanit në postin e drejtorit sportiv të klubit shkodran. Ish-sulmuesi, i cili ka qenë pjesë e stafit teknik të kuqebluve në vitet e fundit, kthehet kësisoj në një detyrë që e ka mbajtur disa herë për periudha të shkurtra te kuqeblutë në të kaluarën.
Sinani ishte krahu i djathtë i Brdariç në vitet e fundit te shkodranët, por tashmë i besohet një detyrë e rëndësishme brenda klubit, në një periudhë tranzicioni ku do të ketë shumë lëvizje, të cilat nisën me emërimin e trajnerit Edi Martini dhe pikërisht ndryshimin e drejtorit sportiv.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Vllaznia me anë të një njoftimi në rrjetet sociale.
Njoftimi i Vllaznisë në Facebook:
KF Vllaznia bën të ditur se që nga sot e në vazhdim, drejtor sportiv i klubit do të jetë z.Vioresin Sinani. Suksesë në detyrën e re legjenda.
Lini një Përgjigje