TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Maj 2025, 19:27

Granit Xhaka shkëlqen në Bundesligë, mesfushori shqiptar zgjidhet në formacionin e vitit në Gjermani

Shkruar nga Pamfleti

Granit Xhaka shkëlqen në Bundesligë, mesfushori shqiptar zgjidhet

Ashtu si në sezonin e kaluar, edhe në edicionin që sapo përfundoi, Granit Xhaka ishte një nga më të mirët e Bundesligës gjermane.

Mesfushori është zgjedhur për të dytin vit radhazi në formacionin më të mirë të vitit. Faqja e specializuar “Sofascore”, e ka vendosur Xhakën në krah të emrave të mëdhenj si Devis, Uirc, Kimish, Kejn dhe Olize.

Në formacionin e vitit, bie në sy dominimi i Bajernit të Mynihut me katër lojtarë, Lajpcigu me tre lojtarë dhe Leverkuseni me dy lojtarë.

Xhaka pritet të largohet nga Leverkuseni në merkaton e verës, ndërsa përflitet për një transferim te Gallatasaraji në Turqi.

 

granit xhaka mesfushori shqiptar leverkusen

Lini një Përgjigje