
Goli i shënuar në pjesën e parë të ndeshjes mes Moldavisë dhe Shqipërisë nga Sokol Cikalleshi, shtyn kuqezinjtë drejt kualifikimit në “EURO 2024”, pasi i dha avantazhin Kombëtares sonë.
Dhe natyrshëm, festa ka qenë e jashtëzakonshme në tribuna, të cilët kanë mbushur me një numër të madh tifozësh shqiptarë, edhe pse sfida luhej në Kishinau, në kryeqytetin moldav dhe pritej që të kishte një atmosferë të ndezur nga vendasit, të cilët për herë të parë në histori kanë shanse të shkojnë në Europian.
Në pamjet e mëposhtme mund të shihet festa në tribunën e mbushur me tifozë shqiptarë, menjëherë pasi Cikalleshi dërgoi topin në rrjetë për t’i dhënë avantazhin kuqezinjve.
Lini një Përgjigje