TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Nëntor 2023, 18:48

Përfundon pjesa e parë/ “Shqiponjat” me një këmbë në Gjermani, Cikalleshi ngjitet në ‘podium’ me golin ndaj Moldavisë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Përfundon pjesa e parë/ “Shqiponjat” me një

Përfundon pjesa e parë e supersfidës Moldavi-Shqipëri që po luhet në Kishinau. Kuqezinjtë janë me “njërën këmbë” në Gjermani, teksa kanë mposhtur moldavët me rezultatin minimal 0-1. Taulant Seferi fitoi një 11-metërsh në minutën e 24, ndërsa një minutë më vonë, Cikalleshi u tregua i saktë duke dërguar topin në rrjetë.

Me këtë gol, sulmuesi kuqezi është ngjitur në vendin e tretë të renditjes së golashënuesve të Kombëtares, duke shkuar në kuotën e 13 të tillave, po aq sa Ervin Skela dhe duke parakaluar Armando Sadikun.

Para tij vijnë vetëm Alban Bushi me 14 gola në vendin e dytë dhe Erjon Bogdani me 18 gola në vendin e parë.

Shkëndija e parë erdhi nga vendasit në minutën e 16, me Nikolaeskun, i cili në të djathtë detyron me gjuajtjen e tij Berishën të dërgonte topin në këndore.

Në minutën e 33, moldavët kërkuan penallti, por gjyqtari skocez, Uilliam Kollum akordoi pozicionin jashtë loje.

Me këtë fitore, Shqipëria renditet në vendin e parë me 16 pikë, ndërsa Moldavia mban vendin e 4 me 9 pikë.

shqipëria moldavia kualifikueset e "euro 2024"

Lini një Përgjigje