
Futbollistët e Kombëtares kanë mbërritur në stadiumin “Zimbru”, ku në orën 18:00 luhet ndeshja Moldavi-Shqipëri e vlefshme për eliminatoret e “EURO 2024”.
Një pikë i duhet kuqezinjve tanë për të zyrtarizuar kalimin në Gjermani. Ndërkohë futbollistët shqiptarë janë pritur ngrohtë nga tifozët, teksa nuk mungojnë as thirrjet “Shqipëri, Shqipëri”.
Rreth një orë më parë janë publikuar formacionet zyrtare, dhe në raport me takimin e fundit, atë kundër Republikës Çeke, kemi vetëm një ndryshim Ismajli rikthehet titullar në vend të Arlind Ajetit, me qendërmbrojtësit që për arsye dëmtimi nuk ia doli të ishte i pranishëm në këto dy sfida, por në çdo rast, Ismajli është i paprekshëm, teksa me Berat Gjimshitin kanë formuar prej kohësh dyshen e qendrës së mbrojtjes.
Hysaj në të djathtë dhe Mitaj në të majtë kompletojnë repartin e prapavijës, ndërsa Berisha në portë.
Nuk ndryshon as dyshja e mesfushës, Asllani-Ramadani, ndërsa përpara tyre zbret Nedim Bajrami. As treshja e sulmit nuk preket me Seferin në të majtë, Cikalleshi në qendër dhe Jasir Asani në të djathtë.
Lini një Përgjigje