
Milani duket se e ka gjetur më në fund sulmuesin që po e kërkon prej kohësh për sezonin e ri. Pavarësisht se janë përfolur disa emra deri tani, kuqezinjtë janë shumë afër transferimit të Viktor Bonifas.
Xhanluka Di Marcio raporton se Milani ka arritur marrëveshjen me lojtarin dhe tani duhet gjetur gjuha e përbashkët me Leverkusenin. Madje, sipas raportimit në fjalë, Milani i ka dërguar ofertën e parë zyrtare klubit gjerman dhe “aspirinat” po marrin kohën e duhur për ta vlerësuar atë.

Bonifas shënoi vetëm 11 gola në sezonin e kaluar, por kaloi shumë kohë i dëmtuar. Vlera e nigerianit në “Transfermarkt.com” është 40 milionë euro. Ndërkohë që propozimi i Milanit thuhet të jetë mes 25-30 milionë euro.
Prej ditësh, Milani ka qenë në kontakte me Mançester Junajtid për transferimin e Rasmus Hojlund, por danezi duket se ka vendosur përfundimisht të qendrojë në Premier Ligë. Në këtë situatë, drejtuesit e Milanit kanë aktivizuar planin B: Viktor Bonifas.
Lini një Përgjigje