TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Gusht 2025, 17:40

“Ndoshta zgjas edhe 2 vite kontratën me Mançester Sitin”, Guardiola ndryshon mendje për të ardhmen e tij

Shkruar nga Pamfleti

“Ndoshta zgjas edhe 2 vite kontratën me Mançester

Pep Guardiola ka vendosur që të bëjë pushim pasi të mbarojë eksperiencën e tij te Mançester Siti. Por trajneri spanjoll, duket se po largon përsëri datën e përfundimit të marrëveshjes që ka me klubin anglez.

Në një intervistë për “Man in Blazers”, Guardiola ka shpjeguar se tani e ndjen veten shumë komod në Angli.

Më mbeten edhe dy vite të tjera, ndoshta do të zgjas edhe për dy vite marrëveshjen. Pyetja është se kur do të ndalem, nëse do të jetë këtë vit, brenda dy vitesh apo brenda katër vitesh. Do të bëj një pushim, por do të thosha se tani ndjehem mirë.

Mua më pëlqen shumë ky qytet. Nëse qendron 10 vite në një vend, do të thotë që ndjehesh rehatshëm aty. Nuk mund të kërkoj më shumë. Futbolli ka qenë shumë bujar me mua”, ishin fjalët e Guardiolës.

trajneri i manpester sitit pep guardiola

Lini një Përgjigje