
Kombëtarja e Shqipërisë e mbylli Grupin B me 1 pikë në “EURO 2024”. Aventura në Gjermani përfundoi si vend i fundit, edhe pse u tentua surpriza.
Së fundmi klubi italian i Atalantës ka shpërndarë një postim mbështetës për Gjimshitin. Kapiteni i Kombëtares shqiptare është dhe mbrojtësi i tyre, teksa nuk e fshehin krenarinë që ndjejnë.
“Gjithmonë krenar për ty”, shkruan Atalanta në rrjetet sociale. Postimi me disa foto të Gjimshitit nga “EURO 2024”.
Berat Gjimshiti i luajti të tri ndeshjet nga minuta e parë.
Lini një Përgjigje