TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Shkurt 2026, 19:06

U qëllua me plumb “qorr” gjatë një feste, mesfushori brazilian ndërron jetë pas disa javësh në koma

Shkruar nga Pamfleti

U qëllua me plumb “qorr” gjatë një feste, mesfushori

Futbollisti brazilian, Zhoao Viktor da Silva Santos ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë zjarri gjatë një feste në Brazil. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin Maceio disa javë më parë.

Lojtari 22-vjeçar u godit nga një plumb “qorr” dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku qendroi për disa javë në koma. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk arriti t’i mbijetojë plagëve.

Autoritetet braziliane kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e incidentit. Ngjarja ka tronditur komunitetin sportiv dhe gjithë Brazilin.

Kujtojmë se Zhoao Viktor luante si mesfushor, teksa karrierën e ka nisur tek Kruzeiro. Më pas, 22-vjeçari ka luajtur edhe për ekipe si Atletik, Sao Bernardo, CRB dhe Santos AP.

zhoao viktor da silva santos futbollisti brazilian

Lini një Përgjigje