TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Korrik 2023, 15:23

Theu raketën e tenisit gjatë finales së Uimbëlldonit, Novak Xhokoviç gjobitet me 6 mijë paund

Shkruar nga Pamfleti

Theu raketën e tenisit gjatë finales së Uimbëlldonit, Novak

Tenisti Novak Xhokoviç është gjobitur me 8 mijë dollarë për shfaqjen e nervozizmit, duke thyer raketën e tij, teksa humbiste finalen e meshkujve në Uimbëlldonin e Londrës, njofton shoqata e tenisit

Xhokoviç u mund papritur nga kampioni i ri 20-vjeçar, Karlos Alcaraz, që u bë fituesi i tretë më i ri i Uimbëlldonit, pas fitores së titullit US Open vitin e kaluar në SHBA.

Serbi Xhokoviç dukej plot vetëbesim, teksa nisi ndeshja, por nisi të debatonte me arbitrin dhe të replikonte nga turma.

Më vonë tensioni i tij arriti kulmin derisa arriti të thyente dhunshëm raketën e tenisit në tokë , çka i solli dhe gjobën prej 6,117 paundë.

Në fjalimin e tij të fitores, kampioni i ri spanjoll Alkaraz tha: “Munda Novak në formën e tij më të mirë, kjo është e mrekullueshme”.

novak xhokoviç tenisti serb

Lini një Përgjigje