
Teo Hernandez nga sot nuk është më një futbollist i Milanit. Klubi italian ka bërë të ditur zyrtarisht largimin e mbrojtësit francez, i cili do të transferohet në kampionatin e Arabisë Saudite, ku i bashkohet Al Hilalit që drejtohet nga Simone Inzagi.
Pas shumë ditësh negociata mes palëve, është arritur akordi dhe kësisoj francezi i jep lamtumirën pas 6 vitesh klubit kuqezi. Klubi postoi një lajm të shkurtër në faqen e internetit dhe një video falënderimi për lojtarin për eksperiencën e tij si kuqezi, ku ai ishte pjesë e grupit që riktheu Milanin te titulli kampion.
“Pas gjashtë vitesh në këtë klub, ka ardhur koha për të thënë lamtumirë.
Arrita te AC Milan në vitin 2019 me ëndrrat, dëshirën dhe emocionin e veshjes së një fanele të mbushur me histori. Sot largohem pasi përjetova momente të paharrueshme, siç ishte fitimi i Serisë A dhe Superkupës së Italisë, dhe mbi të gjitha pasi ndava dhomën e zhveshjes me njerëz të jashtëzakonshëm.
Falënderime të përzemërta shokëve të ekipit, çdo trajneri që besoi tek unë, dhe veçanërisht Paolo Maldinit, për mbështetjen, vizionin dhe lidershipin e tij.
Dhe faleminderit tifozëve kuqezi, të cilët kanë qenë gjithmonë aty, në kohë të mira dhe të këqija. Të ndiej mbështetjen tuaj ka qenë një privilegj që nuk do ta harroj kurrë dhe do ta mbaj gjithmonë të çmuar.
Vendimi im për t'u larguar nuk ishte i lehtë. Gjithmonë e kam ditur se ku dua të jem dhe AC Milan ka qenë gjithmonë përparësia ime. Por, për fat të keq, jo gjithçka varet nga një person. Drejtimi që ka marrë klubi dhe disa vendime të fundit nuk pasqyrojnë vlerat ose ambiciet që më sollën këtu. Është koha të mbyll një kapitull dhe të filloj një tjetër - të ndryshëm, por po aq të rëndësishëm për mua.
Po largohem me kokën lart, sepse gjithmonë kam dhënë gjithçka për këtë klub, duke u përkushtuar plotësisht dhe duke ndarë të njëjtat ëndrra me këta tifozë. Po largohem me zemër të plotë dhe me shpresën se Milani do të kthehet së shpejti në vendin që meriton. Milani do të jetë gjithmonë pjesë e imja”, është shprehur Teo Hernadez.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje