TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Korrik 2025, 18:14

Nis rrugëtimi europian për Partizanin, publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes së Ligës së Konferencës

Shkruar nga Pamfleti

Nis rrugëtimi europian për Partizanin, publikohen formacionet zyrtare

Rrugëtimi i Partizanit në Ligën e Konferencës nis në Estoni ku skuadra e drejtuar nga trajneri Skënder Gega do të luajë përballë vendasve të Nome Kalju.

Të kuqtë kanë pësuar shumë ndryshime gjatë verës, gjë që ka bërë që trajneri Gega të bëjë lëvizje në formacion duke vendosur titullarë emra si Martinez, Malaj e Garsia. Ndërkohë, trajneri ka vendosur t’i besojë “bastit” të tij të sezonit të kaluar duke aktivizuar Saliu Sembene në mesfushë, ndërsa ka kthyer Mehmetin në qendër të mbrojtjes.

Nis rrugëtimi europian për Partizanin, publikohen formacionet zyrtare

partizani nome kalju liga e konferencës

Lini një Përgjigje