TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Janar 2025, 19:14

Te Partizani shënojnë të rinj e të vjetër, të kuqtë triumfojnë me rezultatin tenistik në miqësoren me Kastriotin

Shkruar nga Pamfleti

Te Partizani shënojnë të rinj e të vjetër, të

Partizani e ka fituar me rezultatin 6-0 miqësoren e luajtur përballë Kastriotit. Ky takim u luajt në stadiumin “Arena e Demave” në orën 14:30.

Ishin gjashtë autorë të ndryshëm, që shënuan nga tre gola për pjesë. Shënuan të rinj dhe të vjetër në skuadër, ndërsa sulmuesi Padstrelau debutoi me gol në miqësore.

Takimin e zhbllokoi Mba, më pas ishte Padstrelau dhe Mehmeti që me golat e tyre trefishuan rezultatin.

Pjesën e dytë e nisi me gol Zeka që u aktivizua nga stoli. Në anën tjetër Jata dhe Keko, që po ashtu u aktivizuan nga stoli, vulosën shifrat.

partizani kastrioti ndeshja miqësore

Lini një Përgjigje