TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Janar 2025, 16:40

Joe Biden “përulet” para Mesit, dekoron yllin argjentinas me çmimin më të lartë civil në SHBA

Shkruar nga Pamfleti

Joe Biden “përulet” para Mesit, dekoron yllin argjentinas me

Presidenti në largim i SHBA, Joe Biden do t’i akordojë “Medaljen Presidenciale të Lirisë” Lionel Mesit, raporton CBS. Ceremonia do të mbahet sot, më 4 janar 2025, në Shtëpinë e Bardhë.

“Medalja Presidenciale e Lirisë” është nderimi më i lartë civil në Shtetet e Bashkuara, i cili vlerëson individë që kanë dhënë kontribute të rëndësishme në prosperitetin e vendit, në vlerat e tij, sigurinë, paqen botërore, ose në fusha të tjera me ndikim të madh shoqëror.

Lionel Mesi, i cili aktualisht luan për Inter Miami në “Major League Soccer”, po nderohet për kontributet e tij të jashtëzakonshme në sportin e futbollit, për ndikimin e tij si në fushë, ashtu edhe jashtë saj.

Mes individëve të tjerë të shquar që do ta marrin këtë nderim janë ish-Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, aktorët Denzel Washington dhe Michael J.Fox, muzikanti Bono, shefi i kuzhinës José Andrés dhe legjenda e basketbollit Magic Johnson. Ky vlerësim thekson ndikimin global të Messit dhe admirimin që ai ka fituar në Shtetet e Bashkuara e në mbarë botën.

joe biden presidenti amerikan lionel mesi

Lini një Përgjigje