TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Janar 2025, 14:22

Skiatorja shqiptare befason Europën, Laura Colturi renditet e dyta në Kupën e Botës!

Shkruar nga Pamfleti

Skiatorja shqiptare befason Europën, Laura Colturi renditet e dyta në

Lara Colturi në podium (numri 10)

Lara Colturi ka arritur nje tjetër rezultat fantastik në Botërorin e skive. 18 vjeçarja është renditur e dyta në garën e Sllovenise duke u ngjitur për herë të parë në podium në disiplinën e Sllallomit Gjigant.

Lara kishte bërë të njëjtën gjë edhe në nëntor, duke u renditur e dyta në garën e Austrisë, por më atë rast në disiplinën Slallom. 18-vjeçarja italo-shqiptare garon me flamurin kuqezi dhe për herë të parë vendi ynë ia del të lërë gjurmë edhe në këtë disiplinë sportive.

Në të dyja zbritjet e saj në Sllalomin Gjigand të Kranjska Goras në Sllovaki, skiatorja kuqezi ishte në vendin e dytë menjëherë pas suedezes Sara Hector që ishte dhe fituesja e etapës. Një sukses i jashtëzakonshëm për skiatoren tone e cila në këtë vit të parë pjesëmarrëse si konkurruese serioze tek të rriturat e gjen veten në vendin e gjashtë në klasifikimin e përgjithshëm pas 9 ndalesash të Kupës së Botës duke lënë pas edhe për shkak dëmtimesh jo vetëm emrat e mëdhej të kësaj kategorie i 10 herë kampionen e botës amerikanen Mikael Schifrin por edhe zviceranën po kaq here numri 1 i botës Lara Gut Berhami.

Por më tepër se këto, sfida e Larës sonë është drejtpërdrejtë me kroaten Zrinka Ljutiç e cila sëbashku me Colturin pritet të jenë dominueset e skive alpine në dekadën e ardhshme.

Skiatorja shqiptare befason Europën, Laura Colturi renditet e dyta në

laura colturi skiatore

Lini një Përgjigje