TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Qershor 2024, 16:10

Superkompjuteri parashikon fituesin e “EURO 2024”, Shqipëria 0.2% shanse për të ngritur në qiell trofeun

Shkruar nga Pamfleti

Superkompjuteri parashikon fituesin e “EURO 2024”, Shqipëria

“EURO 2024” është parashikuar nga një superkompjuter.

Turneu i shumëpritur fillon më 14 qershor, me vendin organizator Gjermaninë që do të luajë me Skocinë në “Allianz Arena” në Mynih.

Tifozët e futbollit në të gjithë botën aktualisht po debatojnë se kush do të fitojë turneun, i cili u fitua për herë të fundit nga Italia e Roberto Mançinit.

Dhe një superkompjuter ka parashikuar se kush do të ngrejë trofeun më 14 korrik, duke analizuar formën e 24 skuadrave në garë.

OPTA” ka simuluar “EURO 2024” 10,000 herë për të përcaktuar skuadrën që ka më shumë gjasa për të fituar turneun.

Dhe superkompjuteri i tyre ka llogaritur se “Tre Luanët” e Garet Sauthgejt kanë një shans afërsisht 19.9 për qind për të qenë fituesit e 17 të këtij kompeticioni.

Franca – e cila arriti në finalen e Kupës së Botës 2022 – ka një shans 19.1 për qind për të fituar kompeticionin – megjithëse ka 30.4 për qind gjasa për të shkuar në finale.

Gjermania mikpritëse, ndërkohë, ka vetëm 12.4 për qind shanse për të fituar trofeun në tokën vendase.

Kampionët në fuqi, Italia, kanë vetëm 11.4 për qind shanse për të arritur në finale dhe pesë për qind për të ruajtur trofeun.

Superkompjuteri i jep 11.6% shanse Shqipërisë për të arritur në çerekfinale, 3.2% në gjysmëfinale, 0.8% në finale dhe 0.2% për të ngritur trofeun.

Superkompjuteri parashikon fituesin e “EURO 2024”, Shqipëria

"euro 2024"

Lini një Përgjigje