TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Qershor 2024, 23:05

Anglia shpërthen në pjesën e dytë, Gjermania nuk “shkrep” në miqësoren ndaj Ukrainës

Shkruar nga Pamfleti
Anglia shpërthen në pjesën e dytë, Gjermania nuk

Anglia i filloi përgatitjet në prag të Europianit, me triumfin 3-0 ndaj Bosnjës në miqësoren e zhvilluar mbrëmjen e sotme në stadiumin “St.James Park” të Njukastëllit.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa në fragmentin e dytë të lojës, “3 Luanët” shënuan plot 3 gola, duke kënaqur tifozët e pranishëm në shkallët e stadiumit. 

Sulmuesi i Çelsit, Palmer, ishte ai që zhbllokoi sfidën në minutën e 60, duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë, ndërkohë që Aleksandër Arnold dhe Herri Kejn, shënuan dy golat e tjerë në minutat 85 dhe 89 për të “vulosur” shifrat në 3-0.

Vlen të theksohet fakti se në Europian, Anglia bën pjesë në Grupin C së bashku me Slloveninë, Danimarkën dhe Serbinë. Ndeshjen e parë “3 Luanët” do e luajnë më 16 qershor ndaj Serbisë në orën 21:00. 

Gjermania nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 në miqësoren e zhvilluar në stadiumin e Nurembergut ndaj Ukrainës. 

Pavarësisht përpjekjeve të shumta, “Panzerat” nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës, duke regjistruar 5 gjuajtje në kuadrat dhe plot 13 jashtë portës.

Interesant është fakti se i gatshëm në këtë duel ishte dhe sulmuesi me origjinë shqiptare, Brajan Gruda, i cili e ndoqi duelin nga stoli, teksa mbante fanellën me numrin 9.

Para miqësores së sotme, Gruda pati dhe një takim me legjendën gjermane Bastjan Shvajshtajger. 

Miqësoren e radhës, Gjermania do ta luajë në datën 7 qershor ndaj Greqisë në stadiumin “Borusia Park” të Mynshenglabah. 

 

anglia ukraina gjermania bosnje hercegovina ndeshjet miqësore

Lini një Përgjigje