TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Qershor 2024, 15:28

Jasir Asani “magjeps” edhe UEFA-n, ‘perlat’ e sulmuesit kërcënojnë rivalët e kuqezinjve (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Jasir Asani “magjeps” edhe UEFA-n, ‘perlat’ e sulmuesit

Jasir Asani ishte zbulimi i trajnerit Silvinjo gjatë kualifikuesve të Europianit.

Sulmuesi ishte vendimtar për kualifikimin e Shqipërisë në “EURO 2024” me golat e tij fantastikë.

Golat e tij janë zgjedhur shpeshherë si më të bukurit e raundeve në kualifikuese. Nuk është hera e parë në fakt, që UEFA në kanalin e saj zyrtar, publikon disa nga momentet më të bukura të numrit 9 të përfaqësueses tonë.

Driblimet, lëvizjet, golat dhe gjithçka e kurorëzuar me një plis në kokë.

E sigurtë është, që sa herë topi është në këmbët e Asanit, të gjithë presim të shijojmë magjinë që ai di të na dhurojë. Le të shpresojmë që Asani të na ketë rezervuar emocione të mëdha edhe në “EURO 2024”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by UEFA EURO 2024 (@euro2024)

jasir asani sulmuesi kuqezi uefa

Lini një Përgjigje