TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Tetor 2025, 14:13

Strakosha krah Mbappe dhe Kimmich, gardiani kuqezi përfshihet në formacionin më të mirë të mbrëmjes; notat

Shkruar nga Pamfleti
Strakosha krah Mbappe dhe Kimmich, gardiani kuqezi përfshihet në
Thomas Strakosha

Gardiani i portës shqiptare, Thomas Strakosha është përfshirë në formacionin më të mirë të ndeshjeve të djeshme të eliminatoreve për Kupën e Botës 2026 nga “Sofa Score”.

Paraqitja e shkëlqyer e Strakoshës i siguroi atij një vlerësim me notën 8.4 nga kompania e mirënjohur e analizës së statistikave në futboll.

Mbrëmjen e djeshme Strakosha nuk bëri asnjë hap të gabuar në përballjen me Serbinë, ai ishte i kujdesshëm në çdo lëvizje, dhuroi qetësi dhe shpesh herë orientonte prapavijën kuqezi kur Serbia niste aksionet.

Strakosha krah Mbappe dhe Kimmich, gardiani kuqezi përfshihet në

thomas strakosha përfshihet në formacionin më të mirë të mbrëmjes

Lini një Përgjigje