Shqipëria shënoi mbëmjen e djeshme një fitore historike 1-0 ndaj Serbisë, duke zgjatur në pesë ndeshje serinë e pathyeshmërisë dhe duke i dhënë krahë ëndrrës më të madhe që kjo kombëtare ka ndjekur ndonjëherë: kualifikimin në Kupën e Botës.

Kombëtarja e Shqipërisë po ëndërron Botërorin e vitit të ardhshëm në Amerikë pasi triumfuan 1 me 0 përballë Serbisë në Leskovac, ndërsa aktualisht mbajnë vendin e dytë që të dërgon në “play-off”.
Goli i Rei Manajt në pjesën e parë i emocionoi të gjithë. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, dhe trajneri i Kombëtares, Silvinjo, u takuan në tunelin e stadiumit që të dërgon te dhomat e zhveshjes.
Pamjet u bënë virale dhe Duka zbuloi në një intervistë pas ndeshjes se kishte përlotur bashkë me trajnerin brazilian.
Trajneri Sylvinho mbajti një fjalim përpara të gjithë lojtarëve, duke i thënë që është momenti i tyre për të festuar, një gjë që ata e bënë pa u menduar dy herë.
Tashmë Shqipëria është vetëm një hap larg kualifikimit historik për në “Play Off”-in e një kampionati Botëror.
Pas fjalimit, ata filluan të këndonin edhe: “O sa mirë me qenë shqiptar”.
Shqipëria mposhti Serbinë me rezultatin 1-0 në stadiumin "Duboçica" të Leskovacit. Ishte sulmuesi Rey Manaj ai që ndezi festën kuqezi, duke shënuar një supergol në minutën e parë shtesë së pjesës së parë. Festa e Manajt me simbolin e shqiponjës dykrenare në zemër të Serbisë ishte një moment që do të mbahet mend gjatë.
Ekipi i trajnerit Sylvinho, pavarësisht presionit dhe thirrjeve tensionuese nga një numër i kufizuar tifozësh vendas, arriti ta menaxhojë me heroizëm rezultatin deri në fund, duke treguar një mbrojtje kompakte të udhëhequr nga Thomas Strakosha.
Kjo fitore i jep Shqipërisë mundësinë të ëndërrojë për kualifikimin në Botëror.
Kuqezinjtë ngjiten në kuotën e 11 pikëve në vendin e dytë të Grupit K, duke lënë pas Serbinë me katër pikë më pak.
Lini një Përgjigje