TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Maj 2025, 17:33

Silvinjo fton në kombëtare yllin e Partizanit, tekniku brazilian “nuk ngopet” me mbrojtës

Shkruar nga Pamfleti

Silvinjo fton në kombëtare yllin e Partizanit, tekniku brazilian

Kombëtarja shqiptare po vazhdon përgatitjen në qytetin e Durrësit për ndeshjen përballë Serbisë. Kuqezinjtë po stërviten nën drejtimin e Silvinjos, por grupi ende nuk është i plotë.

Megjithatë, nga lista kemi parë që në ekip janë plot 9 mbrojtës. Por, Silvinjo nuk ka të “ngopur” me lojtarë difensiv. “Newsport” ka mësuar se edhe ylli i Partizanit, Andi Janjeva i është bashkuar Kombëtares shqiptare.

Pas një sezoni pozitiv me Partizanin, 22-vjeçari do të stërvitet me kuqezinjtë sot dhe nesër, pasi Silvinjo i ka dhënë shansin që të tregojë veten krah yjeve të Kombëtares. Një shans mjaft i mirë për Janjevën, i cili mund të bëjë për vete teknikun brazilian.

Silvinjo fton në kombëtare yllin e Partizanit, tekniku brazilian

andi janjeva mbrojtësi i partizanit silvinjo

Lini një Përgjigje