
Interi do të luajë nesër ndeshjen më të rëndësishme të sezonit. Zikaltrit përballen me PSG-në në finalen e Champions League që do të zhvillohet në Mynih.
Në Itali kanë filluar të tregohen supersticiozë, aq sa edhe emërimin e Alegrit te Milani e kanë lidhur me fitimin e trofeut. Kjo pasi herën e fundit kur Alegri nënshkruante me kuqezinjtë, Interi fitoi finalen e Championsit.
Bëhet fjalë për vitin 2010. Alegri nënshkruante me Milanin duke qëndruar deri në vitin 2014.
Zikaltrit e kanë gjithë fokusin te finalja e Mynihut. Dështimi do të ishte i madh në rast se mungon fitorja, pasi do të mbyllte një sezon pa trofe.
Lini një Përgjigje