TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Maj 2025, 17:11

Konte “la me gisht në gojë” Juventusin, bardhezinjtë studiojnë ëndrrën e madhe për pankinën

Shkruar nga Pamfleti

Konte “la me gisht në gojë” Juventusin, bardhezinjtë

Antonio Konte la me “gisht në gojë” Juventusin duke zgjedhur të vazhdojë në drejtimin e Napolit dhe tashmë bardhezinjtë kanë nisur nga e para kërkimin për një trajner të ri, pasi duket se nuk do t’i besojnë kroatit Tudor për edicionin e ardhshëm.

Ëndrra e madhe e klubit në këtë pikë quhet Zinedin Zidan. Francezi ka veshur fanelën e bardhezinjve në vitet e tij si lojtar dhe ka mbetur i lidhur me skuadrën torineze. Më pas, në karrierën si trajner, pak kush ka bërë si ai, pasi Zidan fitoi tre Liga Kampionesh radhazi në vitet 2016, 2017 dhe 2018 me Realin e Madridit.

Konte “la me gisht në gojë” Juventusin, bardhezinjtë

Ai ka mbetur larg fushave të lojës që pas eksperiencës së dytë me madrilenët dhe faktikisht do të jetë e vështirë ta bindin, pasi po pret emërimin në stolin e përfaqësueses franceze pas Botërorit 2026. Por në Torino do të provojnë gjithsesi të afrojnë teknikun francez, i cili do të sillte në klub eksperiencën e tij të jashtëzakonshme të grumbulluar në vite me madrilenët.

 

zinedin zidan juventus antonio konte

Lini një Përgjigje