TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Maj 2025, 16:49

Gjyqtarja dorëhiqet pasi u shfaq në një serial për Maradonën, pezullohet gjyqi ndaj legjendës argjentinase; ç’do ndodhë tani

Shkruar nga Pamfleti

Gjyqtarja dorëhiqet pasi u shfaq në një serial për

Një nga tre gjyqtarët që kryesonin gjyqin e ekipit mjekësor të futbollistit të ndjerë argjentinas Diego Armando Maradona ka dhënë dorëheqjen, pasi u zbulua se ajo kishte marrë pjesë në një miniserial dokumentar rreth çështjes së legjendës argjentinase, i cili ka qenë në proces që nga marsi.

Julieta Makintach dha dorëheqjen të martën pasi prokurorët paraqitën pamje dhe skenarë nga dokumentari, duke argumentuar se xhirimet - të kryera pa dijeninë e gjyqtarëve të tjerë, familjes së Maradonës ose të pandehurve - kishin kompromentuar paanshmërinë e saj në gjyq.

Maradona vdiq në nëntor 2020, në moshën 60 vjeçare, ndërsa po kurohej nga një operacion në tru. Ekipi i tij mjekësor prej shtatë personash është në gjyq në San Isidro, pjesë e zonës metropolitane të Buenos Aires, për kushtet e shërimit të tij në shtëpi, të përshkruara nga prokurorët si neglizhente të rënda.

Pas largimit të Makintach, dy gjyqtarët e mbetur vendosën të pezullojnë përkohësisht gjyqin. Gjyqi ishte pezulluar për një javë për shkak të akuzave se gjyqtari ishte i përfshirë në filmimin e fshehtë të procedurave ligjore. Prokurorët nisën një hetim penal, i cili përfshinte operacione kërkimi.

Përpara se të paraqiteshin provat, Makintach mohoi çdo shkelje, duke pretenduar se kishte dhënë thjesht një “intervistë joformale” në lidhje me çështjen dhe se kishte qenë shënjestër e “talljes mediatike”.

Megjithatë, një trailer 1 minutë e 50 sekonda i shfaqur nga prokurori publik Patricio Ferrari zbuloi një nivel prodhimi shumë më të sofistikuar. Mes fragmenteve të raportimeve të lajmeve mbi vdekjen e legjendës argjentinase të futbollit, gjyqtari tregohet nga disa këndvështrime, duke mbërritur dhe duke ecur përreth gjykatës së San Isidros ku po dëgjohet çështja.

Sipas prokurorëve, pamjet filmike u xhiruan, më 9 mars – dy ditë para fillimit të gjyqit – pa autorizim ose një regjistrim të vizitës. Makintach është filmuar duke hyrë në zyrën e saj, e ulur, duke parë në kamera, përpara se të shfaqet titulli i miniserialit: “Drejtësi Hyjnore”.

Pjesa tjetër dyshohet se është filmuar nga brenda sallës së gjyqit – diçka që teknikisht nuk duhej të lejohej – dhe e tregon Makintach në qendër të kuadrit. Prokurori Ferrari e akuzoi Makintach se po sillej “si aktore dhe jo si gjyqtare”. Ai tha se miniseriali do ta paraqiste gjyqtaren si protagonisten kryesore në gjashtë episodet e tij./"The Guardian", përshtati në shqip Pamfleti

diego armando maradon legjenda argjentinase julieta makintach gjyqtarja

Lini një Përgjigje