TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Shtator 2025, 21:04

Shumë zhurmë për asgjë, Elbasani dhe Teuta ndajnë pikët dhe mbeten të pamposhtur në Superiore

Shkruar nga Pamfleti

Shumë zhurmë për asgjë, Elbasani dhe Teuta ndajnë

Elbasani dhe Teuta mbeten të pamposhtur edhe pas javës së pestë të Kategorisë Superiore, në të cilën janë ndarë në një barazim pa gola në duelin mes tyre që u zhvillua në “Elbasan Arena”.

Të dyja skuadrat e luajtën këtë ndeshje me idenë e qartë për të bërë sa më pak gabime në prapavijë, ndërsa në sulm ishin të paqartë në idetë e tyre. Kësisoj, rastet ishin me pikatore, edhe pse lufta nuk mungoi nga të dy ekipet.

Në minutën e 25, durrsakët “flirtuan” me golin me anë të Maçollit, por vetëm kaq. Në pjesën e dytë, skuadra nga Elbasani provoi me Loukili, pa rezultat.

Në fund, një pikë u bën punë të dy skuadrave që vazhdojnë të jenë të qeta sa i përket objektivit që kanë në këtë kampionat të cilit i kanë bërë një fillim të mbarë.

Elbasani udhëheq aktualisht tabelën e Superiores me 11 pikë të grumbulluara, ndërsa Teuta është ngjitur aktualisht në vendin e dytë të Superiores me 7 pikë.

elbasani teuta abissnet superiore

Lini një Përgjigje