
Mungesa e vazhdimësisë është kthyer në kryefjalë te Rubin Kazan në Premier Ligën ruse. Goleadori shqiptar Mirlind Daku ishte enekzistent në fushë ndaj Lokomotivës së Moskës, ndeshje e cila u mbyll me shifrat 0-1.
Edhe pse sulmuesi i Kombëtares u pa në fushë për 90 minuta nuk tregoi asgjë. Zero goditje në kuadrat, zero goditje jashtë porte, asnjë driblim, 32 herë në kontakt me topin, vetëm 2 duele të fituara ajrore nga 7 në total.
Sipas “SofaScore”, Mirlind Daku u vlerësua me notën 6.4, më i dobëti në fushë. Për trajnerin Silvinjo ky nuk është një lajm i mirë, pasi ndeshja me Serbinë është gjithnjë e më afër.
Lini një Përgjigje