
Në “Metropolitano”, Atletiko fitoi derbin e madh të Madridit, duke mundur 5-2 Realin. Robin Le Normo zhbllokoi shifrat pas vetëm 14 minutash lojë. Mbrojtësi shënoo me kokë pas një krosimi në zonë nga Xhiuliano Simeone.
Reagimi i Realit të Madridit ishte i shpejtë. Fillimisht duke barazuar shifrat me Kilian Mbape në minutën e 25, pas asistit të Arda Gyler. Në minutën e 36, pas një topi të humbur dhe gafe të Le Normo, Vinicius Zhunior tregoi gjithë klasin e tij dhe asistoi për Arda Gyler, fantazisti turk dërgoi topin në portën e mbrojtur nga Jan Oblak.
Në minutën e 43, Klemnet Lengle barazoi shifrat pas një topi të ardhur nga goditja e këndit, por goli u anulua nga VAR-i për shkak të prekjes së topit me dorë nga francezi. Në minutën e tretë shtesë, Aleksander Shorloth barazoi shifrat në 2-2. Norvegjezi shënoi me kokë, pas krosimit që mori nga Koke. Pjesa e parë, Atletiko Madrid-Real Madrid përfundoi në barazim 2-2.
Në fillim të pjesës së dytë, Arda Guler shkakton penallti, pas një ndërhyrje të rrezikshme në zonë ndaj Nico Gonzalez. Courtois kupton krahun, por goditja e Julian Alvarez përfundon në rrjetë. Në minutën e 63-të, Julian Alvarez tregon klasin e tij, duke shënuar një supergol nga goditja e dënimit. Në minutat shtesë ishte Antoine Griezmann që vulosi fitoren 5-2 për Atletico Madridi. Reali i Xabi Alono-s pëson humbjen e parë pas 6 fitoreve rresht në La Liga.
Lini një Përgjigje