
Granit Xhaka është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Sandërlend po luan përballë Notingham Forest në transfertë. Sfida e vlefshme për javën e 6 të Premier Ligës është momentalisht 0-1.
Ishte pikërisht mesfushori me origjinë shqiptare, ai që “gatoi” golin për të tijtë, në minutën e 38 të sfidës.
Me të majtën e tij gjithë klas, Xhaka dha një super pasim, për shokun e ekipit, Alderete. Më pas ky i fundit e dërgoi topin në rrjetë, por sigurisht meritë kryesore në këtë gol kishte shqiptari.
Lini një Përgjigje