TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Maj 2025, 21:03

Shtohen thashethemet në Arabinë Saudite, Simone Inzagi pranon ofertën e Al Hilal për 50 mln euro

Shkruar nga Pamfleti

Shtohen thashethemet në Arabinë Saudite, Simone Inzagi pranon

Aventura e trajnerit Simone Inzagi në stolin e Interit mund të përfundojë më 31 Maj. Sipas “SSC” në Arabinë Saudite, tekniku zikaltër ka dhënë miratimin për mbylljen e marrëveshjes me Al Hilal.

Madje thuhet se Inzagi do të drejtojë ekipin saudit edhe në Botërorin e Klubeve që nis muajin e ardhshëm.

Gjithnjë sipas medias nga Arabia Saudite, tekniku italian do të njoftojë largimin nga Interi pas përfundimit të finales së Champions League ndaj PSG-së.

Bëhet fjalë për një kontratë 2-vjeçare, me pagë neto prej 25 milionë eurosh. Gjithashtu tek Interi i kanë ofruar rinovimin deri në vitin 2027, me një pagë prej 7 milionë eurosh, shumë larg asaj që i ofrohet nga Al Hilal. 

simone inzagi al-hilal

Lini një Përgjigje