TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Janar 2024, 17:03

Shtohen shqiptarët në Serinë A, mbrojtësi 18-vjeçar firmos për ekipin që di të “peshkojë” talente

Shkruar nga Pamfleti

Shtohen shqiptarët në Serinë A, mbrojtësi 18-vjeçar

Empoli në Serinë A di si të “peshkojë” talente. Këtë herë skuadra italiane ka afruar në ekip dhe i ka ofruar kontratën e parë profesioniste Adi Kurtit, mbrojtësit të Kombëtares U-19 që ka lindur në Elbasan.

I gjatë 1.94 metër dhe me rolin e qendrës së mbrojtjes, Kurti është nga sot pjesë e ekipit të Empolit dhe pret të tregojë cilësitë te moshat, për t’u afruar më pas në ekipin e parë.

18-vjeçari ka dalë nga “Shkolla Sportive Pepa” dhe ka luajtur me të gjitha grupmoshat e Shqipërisë. Duket se djaloshi është në hapat e Elseid Hysajt dhe Kristjan Asllanit, të formuar në këtë ekip.

Aktualisht pjesë e Empolit në Serinë A janë Etrit Berisha, Ardian Ismajli dhe Stiven Shpendi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Adi Kurti (@adikurtiofficial)

adi kurti mbrojtësi i kombëtares u-19 empoli

Lini një Përgjigje