TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Janar 2024, 15:24

“Djalli” josh Brojën, gjigandi i Serisë A tenton sërish “shqiponjën” kuqezi

Shkruar nga Pamfleti

“Djalli” josh Brojën, gjigandi i Serisë A tenton

Në shtëpinë e “Djallit” mbetet temë e hapur çështja e sulmuesit të ri. E sigurt është që nga Milano në fund të këtij sezoni do të largohet njëri ndërmjet Zhiru dhe Joviç. Sulmuesi francez është futur në vitin që i përfundon kontrata, është 38-vjeç, pra pavarësisht rendimentit të tij pozitiv, edhe nëse Milani i ofron një kontratë të re, vetë Zhiru do të reflektojë pasi preferon të mbyllë karrierën e tij në MLS, në SHBA.

Drejtuesit e Milanit po kërkojnë prej kohësh një profil të lartë, një sulmues klasi, të ri, për të mbyllur këtë diskutim, të gjejnë një sulmues që ofron garanci për të ardhmen. Për t’ia arritur këtij qëllimi janë të gatshëm të investojnë deri në 40 milionë euro. Preferencë e parë janë emra si Benxhamin Sesko i Lajpcig dhe Xhonatan Devid i Lilë, por “La Gazzetta dello Sport” shton edhe emrin e Brojës, pasi situata rreth sulmuesit kuqezi ka ndryshuar.

Më herët, kur Milani u interesua për Brojën hasën në një “JO” të fortë nga ana e Çelsit, por tani sipas “The Sun”, blutë janë të gatshëm të negociojnë me çdo skuadër që kërkon shërbimet e Brojës, mund ta shesin menjëherë, ose huazim me detyrim blerje për 40 milionë euro. Në këto kushte, Milani ka kthyer edhe njëherë vështrimin nga Broja, pasi sulmuesi kuqezi është një profil që i përshtatet shumë.

sulmuesi kuqezi armando broja milan

Lini një Përgjigje