
Legjenda e futbollit italian Gigi Riva ka vdekur në moshën 79-vjeçare.
Ish-sulmuesi i Kombëtares italiane dhe Cagliarit ishte shtruar në spital që nga e diela e 21 janarit në spitalin e Cagliarit pasi u sëmur ndërsa ishte në shtëpi.
Riva, ishte golashënuesi rekord i Italisë me 35 gola dhe në krye të skuadrës fituese të Cagliarit në vitin 1970.
Riva, ishte edhe presidenti i nderit i Cagliarit.
I konsideruar si një nga lojtarët më të mirë të gjeneratës së tij, si dhe një nga sulmuesit më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Riva gëzoi një rekord të jashtëzakonshëm golash për Cagliarin, falë qetësisë së tij para portës, këmbës së majtë të fuqishme dhe aftësisë ajrore.
Shpejtësia e tij, forca dhe sy për gol bënë që gazetari i madh italian Gianni Brera t'i vinte nofkën "Rombo di Tuono" (Ulërima e bubullimave).
Në nivel ndërkombëtar, Riva fitoi Kampionatin Evropian të 1968 dhe ishte nënkampion në Kupën e Botës 1970 pas skuadrës së madhe të Brazilit të Peles; mori pjesë edhe në Kupën e Botës 1974.
Me 35 gola në 42 paraqitje në garat zyrtare midis viteve 1965 dhe 1974, ai është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të Italisë.
Pas tërheqjes në vitin 1976, Riva shërbeu për një kohë të shkurtër si president i Cagliarit gjatë sezonit 1986-87, dhe më vonë ishte një zyrtar i lartë drejtues i kombëtares nga 1988 deri në 2013.
Lini një Përgjigje