TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Tetor 2025, 08:45

Shqiptarët e gdhijnë në festë, presin Kombëtaren në Rinas (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Shqiptarët e gdhijnë në festë, presin Kombëtaren
Shqiptarët e gdhijnë në festë, presin Kombëtaren në Rinas

Pas orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, Kombëtarja mbërriti në Rinas.

Fitorja e Kombëtares 0-1 në Serbi është kthyer në një ‘festë kombëtare’ në Shqipëri dhe kudo ku ka shqiptarë në diasporë. Goli i Manajt i dha tri pikë tanëve në garën për në Botërorin 2026, duke lënë pas Serbinë.

Pas ndeshjes mijëra tifozë kanë dalë në rrugë dhe kanë festuar me ngjyrat kuqezi. Një pjesë e tifozëve kanë udhëtuar drejt aeroportit ‘Nënë Tereza’ në Rinas për të pritur ekipin.

Delegacioni kuqezi u rikthye në Tiranë pak pas orës 03:00 të mëngjesit të të dielës. Tanimë Kombëtarja do vijojë përgatitjet për miqësoren e datës 14 tetor kundër Jordanisë, e cila luhet në ‘Air Albania’.

 

Lini një Përgjigje