Mesfushori Kristjan Asllani, në një intervistë për Klan Kuq e Zi, foli pas fitores së Shqipërisë ndaj Serbisë me rezultatin 1:0 në transfertë.
Asllani u shpreh se është shumë i lumtur. Ai shtoi se ekipi kombëtar shqiptar e dinte se vetëm tre pikët, bënin punë.
“E dinim se sot na duheshin tre pikë, sepse një pikë nuk na hynte në punë. E studiuam mirë Serbinë dhe jam shumë i lumtur dhe besoj se shqiptarët janë të gjithë në festë tani. Jemi shumë të lumtur që kemi Ylber Ramadanin dhe Juljan Shehun”, tha Asllani.
Lini një Përgjigje