Ndeshja Serbi-Shqipëri, e cila përfundoi në favorin e shqipeve u prit në mënyrën më të keqe nga tifozët serbë.
Pas përfundimit të ndeshjes, një sherr ka ndodhur në shkllët e stadiumit.
Kanë qenë forcat serbe, ato që kanë ndërhyrë menjëherë, që situata të mos përshkallëzohej.
Ndërkohë që gjatë gjithë ndeshjes, tifozët serbë kanë qenë të tensionuar, situatë që e kanë shoqëruar me brohoritma urrejtjeje ndaj shqiptarëve.
Një supergol i shënuar nga Rey Manaj, i dha fitoren e madhe kuqezinjve të Silvinjos. Siç pritej, ishte një ndeshje shumë e luftuar, me raste të shumta, por vendosi goli i Manajt.
Sa i përket rasteve, serbët iu afruan disa herë golit me Vlahovic dhe Samardzic, por mbrojtja e Shqipërisë ishte e vendosur shumë mirë.
Me këtë sukses, Shqipëria blindon vendin e dytë dhe afrohet me “play off”. Kuqezinjtë shkojnë në kuotën e 11 pikëve, katër më shumë se Serbia e vendit të dytë.
Sfida e radhës për kuqezinjtë do të jetë miqësorja ndaj Jordanisë më 15 tetor në Tiranë, ndërsa më pas sfidon Andorrën në transfertë.
Lini një Përgjigje