TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Korrik 2025, 18:34

“Shqiponja e Ballkanit”, prezantim i veçantë për sulmuesin shqiptar që pranoi ofertën e sheikëve (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Shqiponja e Ballkanit”, prezantim i veçantë për

Aventurë e re për Luis Kaçorrin. Sulmuesi i cili spikati me fanellën e Bylisit dhe të Dinamos në elitën e futbollit shqiptar, është larguar nga Uzbekistani ku kishte luajtur në vitin e fundit, për të nisur një aventurë në Jordani.

Kaçorri ka lënë Bunjodkorin në Uzbekistan gjatë merkatos së verës dhe që nga sot është pjesë e Al Husein SC në kampionatin jordanez. Kjo është skuadra e cila ka dominuar futbollin në Jordani në dy vitet e fundit, duke u shpallur kampione, ndërsa tani kërkon që të afirmohet edhe në arenën ndërkombëtare në kompeticionet rajonale.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by نادي الحسين الرياضي (@alhusseinclub)

Nuk bëhet ende e ditur sa do të jetë kohëzgjatja e marrëveshjes së Kaçorrit në klubin e ri, por ai është pritur atje me shumë entuziazëm, i prezantuar në rrjetet sociale nga klubi si “Shqiponja e Ballkanit”.

Kjo është aventura e tij e parë në Jordani, pasi më parë është aktivizuar në Uzbekistan, Shqipëri dhe Itali.

Kaçorri ka luajtur në Itali për ekipe si Colle Gio, Montemurlo, Igea Virtus, Carpi, Fermana, Fiorenzuola, Ligorna, Cittanovese, Savoia, Correggese dhe Arzachena. Ndërkohë në Shqipëri ka veshur fanellën e Bylisit dhe Dinamos.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by نادي الحسين الرياضي (@alhusseinclub)

luis kaçorri sulmuesi shqiptar kampionati jordanez

Lini një Përgjigje