TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Qershor 2024, 09:37

Shqipëria me fat, ylli i Spanjës nuk do të zbresë në fushë kundër “kuqezinjve”; shkak ligji gjerman

Shkruar nga Pamfleti
Shqipëria me fat, ylli i Spanjës nuk do të zbresë në
Lamine Yemal

Mbrëmjen e sotme do të  zhvillohen ndeshjet e treta dhe të fundit në Grupin B, aty ku pjesë është edhe Shqipëria, e cila sonte përballet me 'La Roja' që tashmë janë të kualifikuar.

“Kuqezinjtë” do të tentojnë gjithçka për të dalë me pikë nga ndeshja me Spanjën, për të shpresuar më pas për kalimin e grupit si nga të tretat më të mira.

Pritet që Spanja në këtë ndeshje të kryej një rotacion dukeqenëse e ka siguruar kualifikimin dhe vendin e parë në grup, por nuk përjashtohet që disa prej titullarë të jenë në fushë e disa të tjerë të futen si zëvendësues.

Sipas prestigjiozes gjermane “Bild”, ylli Lamine Yemal nuk mund të aktivizohet sonte ndaj Shqipërisë, në të kundërt federata rrezikon të gjobitet, kjo për shkak të ligjit për të miturit, të cilët nuk mund të punojnë pas orës 23 me orën lokale.

Edhe pse ndeshja përfundon në 23, për 16-vjeçarin përfshihen edhe aktivitet pas ndeshjes, sic janë prononcimet për mediat, apo çështje të tjera.

Ky rast prek vetëm kombëtaren spanjolle, pasi kombëtaret e tjera nuk kanë asnjë futbollist nën moshën 18 vjec.

Sidoqoft, gjoba që ligji gjerman parashikon për një shkelje të tillë është vetëm 30 mijë euro.

Ndërkohë sa i përket formacioneve, Silvinjo duket se ka në plan të bëjë tre ndryshime nga 11-ja titullare që hodhi në fushë përballë Kroacisë.

Ardian Ismajli dhe Ivan Balliu pritet të startojnë si titullarë në mbrojtje, duke i zënë vendin Arlind Ajetit në qendër dhe Elseid Hysajt në krahun djathtë. Po ashtu pritet rikthimi në sulm i Armando Brojës, i cili parakalon kështu Rey Manajn.

Skemat që tekniku Silvinjo ka në mendje për të mposhtur Spanjën janë 4-2-3-1 dhe 4-1-4-1, duke krijuar një digë para mbrojtjes me Qazim Laçin, Kristjan Asllanin dhe Ylber Ramadanin.

Formacioni i mundshëm: Thomas Strakosha – Ivan Balliu, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Mario Mitaj – Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Jasir Asani, Qazim Laçi, Nedim Bajrami - Armando Broja.

Në krahun tjetër, Luis De La Fuente nuk do të rrezikojë 11-en e tij titullare duke zbritur në fushë me ekipin e stolit. Vetëm Aymeric Laporte do të luajë nga lojtarët që mposhtën Italinë, me Spanjën që zbret në fushë me 10 zëvendësues.

Zëvendësimi i liderit të mesfushës Rodri është automatik pas dy kartonëve të verdhë, të marrë prej tij në dy sfidat e para. Dy lojtarë që mund të startonin titullarë si qendërmbrojtësi Nacho dhe anësori Ayoze Perez janë gjithashtu të pasigurt për shkak të problemeve muskulare.

Martin Zubimendi është me siguri i pari në radhë për të zëvendësuar Rodrin, ndërsa lojtarë si Mikel Oyarzabal, Mikel Merino, Ferran Torres, Alejandro Grimaldo, por edhe 38-vjeçari Jesus Navas së bashku me portierin David Raya mund të jenë titullarë.

Formacioni i mundshëm: David Raya - Jesus Navas, Daniel Vivian, Aymeric Laporte, Alejandro Grimaldo - Mikel Merino, Martin Zubimendi, Baena - Ferran Torres, Joselu, Mikel  Oyarzabal./ Pamfleti

lamine yemal shqipëria

Lini një Përgjigje