
Hungaria bën mrekullinë në fund. Skuadra e Rosit mposhti Skocinë me rezultatin minimal 0-1 me golin e realizuar në minutën e 100. Ky rezultat nuk ndihmon Shqipërinë në renditjen e të tretave më të mira. Hungaria keshtu ka shanse reale për kualifikimin mes 16 më tëmirave për t'u kualifikuar.
Në minutën e 67, pati momente paniku. Përplasje e frikshme e portierit Gan me sulmuesin e Hungarisë, Varga.
6 minuta më vonë futbollisti hungarez u transportua jashtë fushe me barelë me duatrokitje nga tifozët, ndërkohë që loja rifilloi sërish, teksa tifozët kërkuan ndërprejen e ndeshjes.
Me këtë fitore në grupin A, Hungaria renditet në vendin e tretë me 3 pikë, ndërsa Skocia mbyllm klasifikimin me 1 pikë. Kryesimin e këtij grupi e mban Gjermania me 7 pikë, ndërsa Zvicra "blindoi" verndin e dytë me 5 pikë.
Lini një Përgjigje