
Teksa luhet ndeshja e rëndësishme mes Gjermanisë dhe Zvicrës, vëmendjen e kanë tërhequr tifozët e këtyre të fundit.
Ata përpos flamurit të tyre, në tribunë kanë vendosur edhe atë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Flamuri me shkrimin UÇK qëndron në rreshtin e parë të tribunës së stadiumit.
Ndërkohë është mbyllur pjesa e parë e ndjeshjes ku Zvicra po fiton 1-0 ndaj Gjermanisë në Frankfurt, në ndeshjen e vlefshme për Europianin.
“Panzerat” kaluan të parët në avantazh me Andrich, por goli u anulua, për shkak të një faulli. “Helvetët” ndëshkuan portën gjermane në minutën e 28-të, me Ndoye, pas një asisti të Freuler.
Të besuarit e Nagelsmann dominuan sa i takon mbajtjes së topit, por pa mundur dot të tregohen konkret. Në këtë sfidë, për zviceranët ishte titullar Xhaka, ndërsa Shaqiri e nisi nga stoli.

Lini një Përgjigje